Rritja ekonomike nuk do të jetë ajo që shpresonim.
Përfaqësuesi i FMN në vendin tonë, Jens Reinke në një intervistë për “News 24”, e sheh situatën ekonomike ne vend jo aq optimiste sa e paraqet kryeministri. Zhgënjimi nga të ardhurat tatimore dhe doganore, është i qartë tek përfaqësuesi i FMN.
Ndonëse niveli i taksave në Shqipëri është më i lartë se vendet e rajonit, ka një mospërputhje mes tyre dhe të ardhurave që grumbullohen nga këto taksa.
Pikërisht kjo është arsyeja përse misioni i FMN u largua nga Tirana pa firmosur një marrëveshje me qeverinë për këstin e radhës. Reinke bën transparente atë që nuk u bë nga qeveria, e cila ka kërkuar kohë për të për të përmirësuar mbledhjen e taksave.
“Siç e dini këtu ka pasur një mision të FMN që kanë parë çështjen e mosrealizimit të të ardhurave, së bashku edhe me disa ekspertë të tjerë të FMN-së kanë analizuar arsyet e mosrealizimit të të ardhurave. Ajo që ka ndodhur është se qeveria është e mendimit që përpara se të mendojë alternativat për të ndryshuar kuadrin e taksave do të donte kohë për të adresuar problemin e zbatimit të ligjit për pagimin e taksave ekzistuese duke marrë një sërë masash në regjistrimin e bizneseve, pagesa e TVSH, pra duan të përmirësojnë zbatimin e ligjit, përpara se të mendojnë për hapa të tjerë të ndryshimit të kuadrit të taksave. Misioni do të vijë më vonë për të vlerësuar progresin e bërë në përmirësimin e të ardhurave duke zbatuar kuadrin ekzistues. Dua të theksoj se vendimi i FMN për të mos nënshkruar marrëveshjen me qeverinë nuk është një reflektim negativ për programin pasi të gjitha targetet e programit janë realizuar, dhe performance është pozitive. Ka qenë vetëm koha që ka kërkuar qeveria për të realizuar ndryshime në mbledhjen e taksave duke përdorur sistemin ekzistues”, tha Reinke.
Për përfaqësuesin e FMN-së plani i të ardhurave nuk është realizuar deri tani edhe si pasojë e një paqartësie që mungon në buxhet nga zëri i të ardhurave të munguara nga përjashtimi i disa taksave të bëra nga qeveria. Ndaj edhe sipas Reinke kërkohet transparencë. Ky është edhe rekomandimi që FMN i bën ministrisë së Financave për ndryshimet në buxhet.
“Një rekomandim që ne kemi lidhet me çështjen e përjashtimit nga takat, për ti riparë ato. Sepse gjatë vitit të kaluar janë bërë disa përjashtime nga taksat që kanë shkaktuar një humbje në të ardhurat. Kjo mund të mos jetë shumë domethënëse në totalin e të ardhurave por është domethënëse në pjesën e mosrealizimit të të ardhurave. Rekomandimi ynë është të jepet se cila është kjo masë, pra sasia e të ardhurave që humbin nga përjashtimet dhe kjo të bëhet transparente në buxhet. Për pjesën tjetër ne duam të shikojmë të dhënat, cilat janë rezultatet që do të vijnë nga qasja për të luftuar kontrabandën dhe evazionin dhe më tej të vlerësojmë se cila do të ishte masa e përshtatshme për axhiustimin”, tha Reinke.
Për sa i përket rritjes ekonomike për 2015-ën , FMN nuk ndryshon qëndrim. Sipas Reinke rritja pritet të jetë rreth ose me pak se 3 %. Por pavarësisht parashikimeve, misioni i FMN do të rikthehet në Tiranë për të analizuar performancën e qeverisë. Vlerësime këto që do të jenë përcaktuese edhe për lëvrimin e këstit të radhës së kredisë që pritet në fillim të vitit të ardhshëm.
Intervista e plotë
Tashmë ka kaluar më shumë se gjysma e vitit, si ju duket performance e ekonomisë shqiptare?
Ekonomia nuk ka ndryshuar shumë, kemi një rritje të lehtë, pozitive por norma e rritjes nuk është aq e lartë sa kishim shpresuar dhe dëshiruar. Ekonomia është stabël, megjithatë ka disa pengesa që e kufizojnë mundësinë e rritjes ekonomike, të cilat duhet të kapërcehen për të pasur një rritje ekonomike më të lartë siç është zbatimi i legjislacionit dhe çështjet që kanë lidhje me pronësinë dhe sistemin gjyqësor. Këto janë themelet që forcojnë eficencën e sektorit privat. Por politikat e ndërmarra nga qeveria janë në përputhje me axhendën e rritjes ekonomike
Si do t’i vlerësonit reformat e deritanishme të qeverisë?
Qeveria ka një axhendë reformash mjaftë ambicioze dhe ne kemi qenë të impresionuar nga zbatimi i tyre siç është ajo e pensioneve e cila në mjaft vende ka hasur në shumë vështirësi dhe kundërshti këtu është miratuar përpara afatit dhe3 zbatimi I saj ka ecur pa probleme. Reforma në sektorin e energjisë elektrike e cila është akoma edhe më komplekse sepse nuk ka të bëjë vetëm me ristrukturimin e kompanive por edhe me forcimin e disiplinës së pagesave të faturave nga ana e individëve. Rezultatet e kësaj reforme kanë qenë mjaftë të kënaqshme për sa i përket përmirësimit të sektorit. Ka të tjera reforma në sektorë të tjerë që nuk përfshihen në mandatin tonë siç është ajo në sistemin gjyqësor dhe atë të pronësisë së tokës të cilat nëse do të zbatohen do të rrisin potencialet e rritjes ekonomike .
Qeveria ka përgatitur një projektligj për të zgjidhur çështjen e pronave, nuk e di sa jeni në dijeni të këtij projektligji, mendoni se sa do ta zgjidhë në të vërtetë çështjen e pronave?
Qeveria duhet të përgëzohet që po merret me një çështje që ka qenë prej kohësh 25 vjetësh e pa zgjidhur dhe tani është bërë përparim. E kam parë draftin por unë nuk jam jurist për të dhënë një mendim për këtë, sepse është përtej kompetencave të mia. Është e rëndësishme se partnerë të tjerë që kanë mandatë në këtë fushë, si dhe KiE dhe BE dhe ekspertizë I inkurajojmë që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.
Të paktën deri tani të dhënat zyrtare flasin për pesë mujorin e parë të vitit për mosrealizim të të ardhurave nga doganat dhe tatimet, ju e shihni si shqetësim?
Të ardhurat në gjysmën e parë të viti kanë qenë më të ulëta seç priteshin. Ka arsye që e shpjegojnë këtë, disa kanë ardhur nga faktorë të jashtëm si është çmimi I naftës, port ë tjera më së shumti kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit me pagesën e taksave në fuqi dhe qeveria ka vendosur të marrë kohë për të adresuar problemet e zbatimit të ligjit për taksat. Performance e dobët në sistemin e taksave e të ardhurave, është një shqetësim që ne e ndajmë me qeverinë dhe që programi të jetë i suksesshëm do të duhet që të ketë përmirësim në mbledhjen e taksave dhe një axhustim fiskal për të arritur objektivat e programit.
Kjo mungesë e mosrealizimit të të ardhurave kryesisht nga tatimet e doganat ka penguar që FMN të mos firmos marrëveshjen e radhës?
Siç e dini këtu ka pasur një mision të FMN që kanë parë çështjen e mosrealizimit të të ardhurave, së bashku edhe me disa ekspertë të tjerë të FMN-së kanë analizuar arsyet e mosrealizimit të të ardhurave. Ajo që ka ndodhur është që qeveria është e mendimit që përpara se të mendojë alternativat për të ndryshuar kuadrin e taksave do të donte kohë për të adresuar problemin e zbatimit të ligjit për pagimin e taksave ekzistuese duke marrë një sërë masash në regjistrimin e bizneseve, pagesa E TVSH, pra duan të përmirësojnë zbatimin e ligjit përpara se të mendojnë për hapa të tjerë të ndryshimit të kuadrit të taksave. Misioni do të vijë më vonë për të vlerësuar progresin e bërë në përmirësimin e të ardhurave duke zbatuar kuadrin e ekzistues. Dua të theksoj se vendimi i FMN për të mos nënshkruar marrëveshjen me qeverinë nuk është një reflektim negativ për programin pasi të gjitha targetet e programit janë realizuar, dhe perfomanca është pozitive. Ka qenë vetëm koha që ka kërkuar qeveria për të realizuar ndryshime në mbledhjen e taksave duke përdorur sistemin ekzistues
Është parashikuar që të ndërhyhet në buxhetin e shtetit për vitin 2015, ju ku mendoni se duhet të ndërhyhet për të realizuar të ardhurat?
Së pari qeveria ka hartuar dhe miratuar një buxhet të rishikuar dhe ju do ti shikoni vetë se cilat kanë qenë ndryshimet. Ideja kryesore është përmirësimi I mbledhjes së të ardhurave duke zbatuar ligjet ekzistuese. Ne e mbështesim këtë qasje gjithashtu kemi diskutuar një menu politikash të mundshme edhe për politikën fiskale të 2016-ës, të cilat do ti diskutojmë gjatë misionit të ardhshëm. Por nuk është se ka në axhendë tani rritje taksash. Ideja është vetëm strategjia e rritjes së të ardhurave përmes sistemit ekzistues dhe nëse kjo gjë arrihet atëherë axhutimi fiskal i nevojshëm për të arritur objektivat e programit dhe uljen e borxhit publik do të jetë ..minimal
Çdo të thotë një axhustim minimal i treguesve fiskal, çfarë duhet prekur sipas jush, investimet, shpenzimet, jemi dakord për hapat e mëtejshme në zbatimin e ligjit në mbledhjen e të ardhurave. Çfarë duhet bërë konkretisht, FMN ku e këshillon qeverinë dhe ministrinë për të rregulluar këta tregues?
E para mendoj se kjo pyetje është e parakohshme për tani dhe në momentin që do të jetë koha ministri i financave është personi i përshtatshëm për tu dhënë përgjigje. Tani qasja e qeverisë është lufta ndaj evazionit fiskal dhe kontrabandën dhe në varësi të rezultateve që do të vijnë nga kjo qasje do të dalin edhe se sa do të jetë e nevojshme një axhustim fiskal më shumë a më pak. Qeveria ka në dispozicion një menu zgjedhjesh qoftë për shpenzimet, tatimore apo jo tatimore por vendimi është një vendim politik që i takon qeverisë. Një rekomandim që ne kemi lidhet me çështjen e përjashtimit nga takat për ti riparë ato. Sepse gjatë vitit të kaluar janë bërë disa përjashtime nga taksat që kanë shkaktuar një humbje në të ardhurat. Që mund mos të jetë shumë domethënëse në totalin e të ardhurave por është domethënëse në pjesën e mosrealizimit të të ardhurave. Rekomandimi ynë është të jepet se cila është kjo masë pra sasia e të ardhurave që humbin nga përjashtimet dhe kjo të bëhet transparente në buxhet. Për pjesën tjetër ne duam të shikojmë të dhënat, cilat janë rezultate që do të vijnë nga qasja për të luftuar kontrabandën dhe evazionin dhe më tej të vlerësojmë se cila do të ishte masa e përshtatshme për axhustimin. Në fund dua t’ju them diçka. Normat e taksave në Shqipëri nuk janë të ulëta. Ato janë në linjë me vende të tjera të rajonit apo europiane, madje në disa raste disa taksa janë më të larta se vendet e tjera të krahasueshme me Shqipërinë port ë ardhurat që mblidhen nga taksat janë të ulëta, pra ka qartësisht një mospërputhje mes nivelit të taksave dhe të ardhurave që grumbullohen nga këto taksa. Pikërisht këtë mospërputhje qeveria do ta adresojë dhe këtu është edhe pjesa që qeveria mëshon më fort për të pasur progres në realizimin e të ardhurave.
Ju po thoni që qeveria kërkon kohë ndërkohë që jemi në fund të korrikut…, a ju duket normale një gjë e tillë a mos është e vonuar qeveria në këtë drejtim?
Mendoj që është mirë që problemet të adresohen atëherë kur ato identifikohen dhe ne duhet ti japim qeverisë meritën që I takon për adresimin e një çështjeje që nuk është e re por ka ekzistuar. Kjo nuk është një çështje që duhet të sigurojë të ardhurat për të përballuar shpenzimet e këtij viti , por është një çështje afatgjatë për të stabilizuar financat publike dhe siguruar qëndrueshmërinë e borxhit publik, është më mirë që të rriten taksat apo të paguhen ato që janë në fuqi? Unë mendoj se qeveria ka marrë vendimin e duhur dhe është një çështje e barazisë ndaj taksapaguesve sepse alternative ndaj kësaj qasjeje ishte që të rriteshin taksat dhe të dënoheshin ata që I paguanin ato. Kjo do të ishte përgjigja klasike por jo gjithmonë kjo funksionon. Sepse kur rriten taksat rritet edhe mundësia për të bërë evazion dhe kur të bësh evasion është kaq e thjeshtë rritja e taksave nuk është efektive. Unë shpresoj se qeveria do të jetë e suksesshme në këtë aksion dhe nëse do të jetë kështu atëherë duhet ti japim meritat qeverisë.
Deri tani nuk kemi dëgjuar nga qeveria për strategji, po flasim për aksion, që nuk duket edhe shumë e përshtatshme për tatimet, për çfarë e keni kur themi që qeveria ka vendosur, për çfarë bëhet fjalë ka ndonjë strategji që do të nis në shtator?
Qeveria ka marrë staf të ri shtesë për ta realizuar këtë strategji sa u përket ndryshimit të faturave fiskale, duke bashkëpunuar edhe me përfaqësues të biznesit për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe rritur ndërgjegjësimin për pagimin e taksave, për të rritur numrin e bizneseve të regjistruara dhe formalizuara.
Kur flasim për zbatim të ligjit në mbledhjen e taksave, ligji nuk është zbatuar nga biznesi apo nga administrate tatimore, nga të dyja palët?
Është pyetje interesante, filozofike, unë mendoj se ka më shumë se një palë përgjegjëse në zbatimin e ligjshmërisë dhe qeveria po I përfshinë të gjitha palët për respektimin e ligjit
Çfarë parashikoni deri në fund të vitit a do të arrihet objektivi për rritjen ekonomike, ju fillimisht keni parashikuar rritjen deri në 3 % a i përmbaheni ende këtij niveli rritjeje?
Parashikimi për 2015 nuk ka ndryshuar shumë, rreth 3 % ose diçka më pak se 3 %. Rritja do të ishte më e lartë nëse do të adresoheshin disa nga pengesat që ne diskutuam, por këto do të japin efekt në një periudhë afatmesme kur ne parashikojmë një rritje edhe më të lartë. Disa nga çështjet që po adresohen nga qeveria dhe që do të sillnin impakt në rritjen ekonomikë është ajo e kredive me probleme. Është hartuar një strategji nga ana e qeverisë për të rikuperuar kreditë me probleme ku janë të përfshirë me shumë aktorë BSH por edhe ministrinë të tjera si dhe ajo e Drejtësisë. Në përgjithësi qeveria ka një program reformash ambicioz dhe agresiv të cilat do të mbështesin rritjen në afatin e mesëm. Por nuk besoj të ketë shumë ndryshime mes periudhës së tanishme dhe fundit të vitit.
Meqenëse dolëm te kreditë e këqija FMN çfarë ka sugjeruar për zgjidhjen e këtij problemi për uljen e nivelit të kredive, cila do të ishte më e mira që duhet bërë sipas FMN?
Për sa u përket çështjes së kredive me probleme është një grup pune I drejtuar nga min e ekonomisë e cila ka hartuar një strategji gjithëpërfshirëse për të adresuar këtë problem. Një nga pengesat madhore janë vonesat e vendimeve gjyqësore ndaj edhe në grupin e punës është e përfshirë min e drejtësisë. Disa nga masat kanë të bëjnë ë me rregullime dhe përmirësime të procedurave ligjore për të ndihmuar edhe bankat dhe nxitur biznesin për të paguar kreditë. Por siç ju thashë është një qasje e gjithanshme.
Meqenëse është folur këto kohë ende nuk e dimë se cila do të jetë kjo strategji? Do të ketë një mbështetje për biznesin që të mos falimentoj apo një rregullim ligjor që biznesi të shkojë drejt një falimenti?
Për strategjinë akoma po punohet, strategjia në vetvete nuk është një ligj por përfshinë reformat ë ndryshme dhe rregullime ligjore siç është ligji i falimentit. Mënyrat se si mund të adresohet problemi janë të ndryshme, ka shumë eksperienca nga mund të merret shembull çështja është që të gjendet ekuilibri I duhur midis nevojës për të ndihmuar kompanitë përmes ristrukturimit apo masës së fundit për ti marrë ato në administrim.
Kur do të firmoset marrëveshja e radhës për të vijuar më tej me lëvrimin e këstit të kredisë?
Më vonë këtë vit do të vijë misioni I FMN për të bërë rishikimin e programit të performancës ekonomike, për të diskutuar për buxhetin e vitit 2016 dhe nëse do të dakordësohet për politikat ekonomike dhe parashikimin e tyre atëherë do të ketë një marrëveshje në nivelin e stafit dhe më tej i çohet bordit të FMN në Uashington për miratim nga janari dhe pas miratimit nga bordi disbursohet kësti i radhës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/