Operacioni i koduar “Diva” u finalizua me shkatërrimin e një bande kriminale për trafikimin e personave të rritur. Policia arrestoi shtetasit Anduel Kodra, 22 vjeç nga Korça dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, Amaris Kodra, 22 vjeç nga Tirana, Rrahman Sufa, 20 vjeç nga Tirana, Endri Rustem, 45 vjeç nga Korça.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas, mbi të cilët rëndon e njëta akuzë, E. F 24 vjeç, nga Tirana dhe B. D 23 vjeç, lindur Dibër dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i 4 personave dhe shpallja e dy të tjerëve në kërkim, erdhi pas hetimit dhe dokumentimit të veprimtarisë kriminale se në datën 23 mars të këtij viti, duke përfituar nga gjendja shoqërore e viktimës A.F, shtetasi Rrahman Sufa në bashkëpunim me Anduel Kodra, Endri Rustem, B.D, Amaris Kodra dhe E.F e kanë trafikuar shtetasen A.F në Greqi, në ishullin KOS. Shteasja A.F është shfrytëzuar për arsye prostitucioni në Clube-t e natës, veprimtari të cilën e ka bërë kundrejt pagesës për gjatë disa muajve të vitit 2015.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 aparate celular, një automjet Mercedes Benz, si dhe disa pashaporta dhe dokumenta të cilat u gjetën në automjetin e shtetasit Endri Rustem. Mbi të arrestuarit dhe të kërkuarit ka nisur procedimi penal për veprën “Trafikimi i personave të rritur”.
Të arrestuar
• Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçe, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
• Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe baues në Tiranë
• Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
• Endri Rustem, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë
Në kërkim
• E. F, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
• B. D, 23 vjeç, lindur Dibër dhe banues në Tiranë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/