Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhuratat e rralla që Mbreti Zog mori për martesën e tij

30/07/2015
Dhuratat e rralla që Mbreti Zog mori për martesën e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Martesa e Mbretit Zog me Geraldinën në vitin 1938 pati një vëmendje të madhe mediatike për kohën, por gjithashtu kishte edhe vëmendje pas dyerve të mbyllura. Dasma e tij u ndoq me interes edhe nga kancelaritë diplomatike. Ish-ambasadori Britanik ne Shqipëri A. Ryan përpiloi një raport të hollësishëm për dasmën e mbretit shqiptar, madje duke përmendur edhe dhuratat që ai mori në dasmë. Sipas studiuesit Erald Kapri, në një kabllogram diplomatik që ai publikoi në faqen në “Facebook”, Mbreti Zog mori dhurata të rralla.
“U mohua fakti që qeveria italiane do ti dhuronte një jaht mbretit Zog. Më vonë doli se, edhe pse e pakonfirmuar, se Musolini dhe Konti Çiano do të jepnin secili dhuratën e tij. Makina gjermane për Mbretin Zog erdhi. Erdhi edhe dhurata e qeverisë hungareze e cila ishte një çift kuajsh dhe një karrocë e bukur. Qeveria Greke kishte sjellë 3 qilima. Qeveria franceze ka menduar një komplet porcelani të rrallë por që ende nuk ka ardhur dhe ambasadori francez ishte në ankth që të vinte i paprekur. Sipas shtypit vendas, një numër firmash italiane dhe shqiptare kanë dhënë para si dhuratë por mbretëresha kishte kërkuar që me ato të ndërtohen spitale për të moshuarit siç na informoi vetë kryeministri shqiptar. Nuk kam dëgjuar për dhurata të tjera nga vendi përveçse një mbajtëse cigaresh e argjendë e dhuruar inspektorët anglezë të xhandarmërisë. Edhe ne diplomatët nuk jemi të lejuar të jepnim dhurata por në këmbim morëm një suvenir, një kuti prej metali të bardhë e cila ishte mbushur me karamele. Një akt tjetër bamirësie ishte se me shpenzimet e Mbretit Zog do të paguheshe martesa e 10 vajzave të varfra për 10 prefekturat e vendit si dhe 50 të tjera me shpenzimet e nipit të tij të preferuar Princi Tati. Këto martesa ishin sinkronizuar të bëheshin në një ditë me atë të mbretit.
Vlen të permendet se disa dhurata u dhanë në mënyrë të ndarë nga Mbreti i Italisë, Princi i Piemontes, nga Musolini dhe Konti Çiano si dhe nga qyteti i Barit, nga italianët e Bankës së Shqipërisë si dhe nga një kompani italiane që ka marrë koncesionin e peshkut. Dhurata e Mbretit të Italisë ishte një statujë e bronztë me një dragua si roje, Musolini kishte katër vazo prej bronzi, Admiral Horthy dha një dhuratë tjetër përveç asaj të qeverisë hungareze ndërsa Gjenerali Franko i dërgoi një tavolinë shkrimi të shekullit të 17”, shkruante për Londrën diplomati britanik.
Sipas studiuesit Erald Kapri, pjesa më e madhe e këtyre dhuratave, Mbreti Zog nuk i mori dot me vete pas largimit të tij të vrullshëm nga Shqipëri në prill 1939. Një pjesë e madhe e sendeve personale të lëna pas, italianët i morën me vete në Romë. Mbreti Zog nuk arriti ti gëzojë pjesën më të madhe të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.