Taulant Balla apelon në Gjykatën e Lartë, gjobën për shpifje që duhet...

Taulant Balla apelon në Gjykatën e Lartë, gjobën për shpifje që duhet ti paguajë Shkëlzen Berishës

63
0
Shares

Deputeti i PS-së Taulant balla ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për një vendim të Gjykatës së Apelit, që e dënon atë për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, bashkë edhe më një gjobë 1 milion lekë (të reja), për shpifje.
Nga ana e Gjykatës së Lartë, mposhte se sot është bërë regjistrimi i çështjes civile, Padi për Shkaktimin e Dëmit (Neni 608-654).
Objekti i kësaj padie (akuze),lidhet me “detyrimin e palës së paditur (Taulant Balla) ti shpërblej paditësit (Shkëlzen Berisha) dëmin jopasuror në shumën 7.000.000 lekë. Detyrimin e palës së paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme publike”.
Relator i kësaj çështje është gjyqtarja Mirela Fana, ndërsa ende nuk është përcaktuar data e gjykimit
vtbsbMë se një muaj më parë, Gjykata e Apelit e Tiranës e shpall  fajtor Taulant Ballën për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Me vendimin e saj, kjo gjykatë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, e cila e shpallte fajtor të Taulant Ballës. Në ndryshim nga vendimi i Shkallës së Parë, Apeli ka përgjysmuar masën e dënimit, nga 2 milionë lekë (të reja) në 1 milion lek (të reja), që taulant Balla duhet ti paguajë Shkëlzen Berishës.
Padia  ndaj Taulant Ballës u depozitua rreth dy vjet më parë në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës nga djali ish-kryeministrit  pas deklarimeve që deputeti socialist bëri në adresë të Shkëlzen Berishës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY