Shkodër, përplasje me armë, policia plagos një vrasës me pagesë

Shkodër, përplasje me armë, policia plagos një vrasës me pagesë

76
0
Shares

Një përplasje me armë në Shkodër, ka përfunduar me plagosjen e një të dyshuari si vrasës me pagesë .
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme.
Burimet e policisë lokale bënë të ditur se Osman Malja, 21 vjeç, i cili dyshohet si vrasës me pagesë, ka qenë nën vëzhgimin e policisë. Sot, ndërsa ai ndodhej pranë spitalit të qytetit, për një vrasje të dyshuar, është tentuar të ndalohet nga policia. Duket ai ka bërë rezistencë me armë, të cilës policia i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Për pasojë, ka mbetur i plagosur 21 vjeçari, i cili është ndaluar e shoqëruar më pas nga polica, për ndihmë mjekësore në spital.
Policia informon se kishte kohë që mbante nën vëzhgim shtetasin Osman Malja, 21 vjeç nga Shkodra pasi kishte të dhëna për përgatitjen e një akti kriminal.
“Sot gjatë ndërhyrjes për neutralizimit e autorit, forcat e policisë janë përplasur me armë me të dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën Osman Malja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia saktëson, se nga ana e saj, u bë i mundur parandalimi i një vrasje, ndërsa u bllokua arma e krimit, një kallashnikov si edhe një motor,që i kishte i dyshuari si vrasës me pagesë. Për policinë, Osman Malja, ishte kontingjent krimi, i dënuar më parë për vjedhje dhe trafik lëndësh narkotike.
Vazhdojnë hetimet, për zbardhjen e objektivit të plagosurit, si dhe të rrethanave të rezistencës së tij dhe plagosjes nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY