Turku i cili kërcënoi për vdekje ish të dashurën e tij, u arrestua ditën e djeshme.
Ngjarja ndodhi dy vite më parë, më 25 nëntor 2013, ku efektivja e policisë, nënë e dy fëmijëve i shpëtoi vdekjes pasi u qëllua me armë tri herë nga ish i dashuri i saj turk, Mujdat Sayan.
Pasi përfundoi shërbimin e saj në turnin e dytë, ajo po ktheje në shtëpi. Teksa kthehej, ajo u përball me ish-të dashurin e saj rreth orës 22:00. Ai e kërcënoi me thikë duke e detyruar të bashkëjetonte me të përndryshe do t’i vriste fëmijët, por efektivja e refuzoi. Për pasojë, ai e goditi me thikë duke i prerë gishin. Ndërsa efektivja nxorri armën për vetëmbrojtje. Gjatë përleshjes, Mujdat Sayan i rrëmbeu armën e shërbimit dhe i qëlloi tre herë, por fatmirësisht arma nuk qëlloi. Pasi aautoi u largua, efektivja kërkoi ndihmën e policisë.
Ndaj shetasit turk Mujdat Sayan, prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 27 vjet burg për dy akuza të rënda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/