Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HARTA/ Zbulohen zonat e ndotura nga municionet në Shqipëri

29/07/2015
HARTA/ Zbulohen zonat e ndotura nga municionet në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria gjermane asiston programe që Shqipëria të eliminojë plotësisht rrezikun e minave dhe lëndëve luftarake të paplasura. Dy donacionet e fundit janë dhënë për Zyrën Shqiptare për Koordinimin e Minave dhe Municioneve

Pavarësisht shpenzimit të energjive njerëzore dhe fondeve monetare në 15 vitet e fundit, ndotja me municione e territorit të Shqipërisë është ende një problem kombëtar. Disa nga shkaqet e kësaj ndotjeje janë shpërthimet e papritura të depove të armatimit në të gjithë vendin gjatë trazirave të dhunshme në vitin 1997, nga prezenca e mbetjeve të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, si dhe ish-rajonet dhe poligonet e asgjësimit të municioneve, të cilat duhet të pastrohen nga mbetjet eksplozive.
Zonat e infektuara me municione, ose hotspotet, janë krijuar gjithashtu në disa nga ish-zonat e asgjësimit të municioneve të ushtrisë dhe poligonet e qitjeve, territoret e qitjeve dhe trajnimeve, të cilat janë mbyllur kohët e fundit nga autoritetet e Forcave të Armatosura të Republikës. Sipas ekspertëve shumica e këtyre rajoneve ka nevojë për një pastrim të plotë nëntokësor në një thellësi prej të paktën 20 deri 50 cm, përpara se të përdoren nga ushtria ose t’i dorëzohen komunitetit lokal.
arben brahaPër Zyrën Shqiptare për Koordinimin e Minave dhe Municioneve ka rëndësi kooperimi me komunitetet lokale, për të ndërtuar programe të përshtatshme për ndërgjegjësimin e popullsisë dhe edukimin mbi rrezikun në zonat e hotspoteve, por dhe për certifikimin e tokës së pastruar nga kompania e pastrimit dhe dorëzimin te komuniteti lokal.
Arben Braha, drejtor ekzekutiv i AMMCO-s thotë për Deutsche Welle-n përmend dhe investimin për zgjerimin e programeve ekzistuese të asistencës ndaj viktimave në Shqipëri, për të përfshirë të aksidentuarit nga municionet/mbetjet eksplozive, si dhe zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi kombëtar të dhënash për aktivitetet e veprimit ndaj minave, lëndëve luftarake dhe viktimave në të gjithë Shqipërinë. Ai përmend si zona ku po punohet Palikeshtin and Mbreshtanin në Berat; Picarin dhe Kordhocën në Gjirokastër, Sinanajt në Tepelenë, Qaf-Shtamë, Klos dhe Suç në Burrel, Jubë-Sukth në Durrës. Laç, Borizanë të Krujës. Vertop të Beratit. Qafë Mollë të Tiranës dhe Labinot e Mengel të Elbasanit.
0,,18614633_4,00Në Zyrën Shqiptare për Koordinimin e Minave dhe Municioneve është evidentuar se krahas qeverisë së SHBA-së dhe qeveria gjermane ka qenë një mbështetëse kryesore e Shqipërisë në këtë fushë.
Në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 991 viktima, 150 prej tyre kanë humbur jetën dhe 841 kanë mbetur të plagosur në pjesën më të madhe me gjymtime trupore nga shpërthimi i minave dhe municioneve të braktisura e të paplasura.
Arben Braha nga Zyra Shqiptare për Koordinimin e Minave dhe Municioneve, AMMCO, shpjegon se ka një plan kombëtar që synon mbështetjen e të dëmtuarve nga minat dhe municionet në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

27/04/2026
Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

27/04/2026
Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.