Grabitja e 100 mijë eurove në Rinas, i dyshuar edhe ortaku i...

Grabitja e 100 mijë eurove në Rinas, i dyshuar edhe ortaku i kambistit

139
0
Shares

Policia merr në pyetje në cilësinë e të dyshuarit ortakun e kambistit, të cilit iu grabitën 100 mijë euro dy ditë më parë pranë Rinasit. Burime nga Policia e Krujës thanë se në cilësinë e të dyshuarit për informim të grabitësve ka qenë edhe ortaku i 61-vjeçarit, Cen Hyseni.
Kambisti ka qenë duke i dërguar shumën e parave pikërisht ortakut të tij në një qendër tregtare në autostradën Tiranë– Durrës.
Ortaku i kambistit është shoqëruar në Policinë e Fushë – Krujës mëngjesin e djeshëm, ku është marrë në pyetje për disa orë në lidhje me grabitjen. Dëshmia e tij nuk u ka ardhur në ndihmë hetuesve, pasi ai ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij, qoftë edhe në mënyrë indirekte, në këtë ngjarje.
Burimet thanë se në deklarimet e tij, ortaku i Hysenit është shprehur se nuk ka pasur në dijeni për orarin kur do t’i dërgonte paratë 61-vjeçari. Madje, sipas tij, nuk ka pasur dijeni as për shumën që po transportohej nga Laçi drejt Tiranës.
kambistiNga ana tjetër, ekspertët kriminalistë kanë ekzaminuar hollësisht dy automjetet, atë tip “Benz”, me targa AA 621 ES, që është përdorur nga autorët dhe “Mercedez Benz ML”, me targa TR 7755 T, në pronësi të kambistit.
Përveç dyshimeve se dy grabitësit e 100 mijë eurove të kambistit Cen Hyseni mund të jenë nga Laçi, policia ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete rreth identitetit të tyre.

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Tirane_maskat_grabisin_BMW_dhe_100_mije_euro_prane_aeroportit_te_Rinasit_5301_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY