Është ekstraduar sot nga aeroporti i Rinasit, Tiranë, drejt Italisë, i shtetasit Armando Gorezi, 40 vjeç, banues në Berat.
Armando Gorezi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 9 shkurt të këtij viti pasi Gjykata e Torinos, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale të “Vrasjes” parashikuar nga Nenet 575 e 577, të Kodit Penal Italian.
Sipas policisë italiane, Gorezi më 6 gusht të vitit 2011 në një shesh publik të qytetit të Torinos ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar Indrit Kuci, 37 vjeç. Si viktima dhe autori ishin të përfshirë në botën e prostitucionit. Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me strukturat e tjera te Policisë se Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë më 14 shkurt, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/