Policia italiane ka arrestuar katër shtetas italian, pasi të maskuar dhe armatosur kanë grabitur një kampion dhe kanë dhunuar rëndë shoferin shqiptar.
Sipas ueb-faqes “foggiatoday.it”, katër të arrestuarit kishin grabitur një kampion që transportonte pajisje dhe materiale të shenjta që ishin të destinuara për Caritasin.
Ngjarja ka ndodhur në Sardenja një ditë më parë. Në pranga kanë rënë Amerigo Elia, 50 vjeç, Roberto Romaneli, 28 vjeç, me precedentë penalë, Giuseppe Lapenna, 42 vjeç dhe Riccardo Lotito. Të katër personat e arrestuar ishin nën mbikëqyrjen e policisë.
Ata ishin duke udhëtuar me një mjet “Audi A4” kur kanë ndaluar kamionin në zonën e Foggia-s. Ata kanë grabitur dhe dhunuar rëndë shoferin shqiptar e më pas janë larguar duke marrë edhe kamionin me vete.
Kamioni me artikujt i shenjtë është gjetur në periferi të Puglias.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/