Zv/ministrja e Brendshme flet për raportin e DASH, harron policinë e korruptuar...

Zv/ministrja e Brendshme flet për raportin e DASH, harron policinë e korruptuar dhe deputetin trafikant…, por jo opozitën

62
0
Shares
Elona Gjebrea

Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea e ka lexuar si arritje të qeverisë.
Këto arritje ajo pretendon se i mbështet tek efikasiteti i punës së Policisë së Shtetit, por duket pjesën në të cilën raporti vë në dukje si problem shumë shqetësues,  korrupsionin brenda radhëve të policisë apo  bashkëpunimin e zyrtarëve në krimin e trafikimeve, zëvendësministrja e Brendshme nuk e ka lexuar.
Edhe për deputetin e përmendur në raport, megjithëse i dënuar më parë për lidhje me trafikun, zëvendësministrja Gjebrea nuk foli në konferencë, por më pas në deklaratën e shpërndarë për media zyra e shtypit u kujdes të shtonte faktin se “nga shtatori i ardhshëm Qeveria Shqiptare është tërësisht e angazhuar të hartojë bashkë me partnerët, një kuadër ligjor specifik për të plotësuar standardet më të larta që do i japin zgjidhje njëherë e mirë kësaj çështjeje kaq të debatuar”.
Pavarësisht asaj që shkruhet në raport Gjebrea u morë me qeverinë e kaluar e cila sipas saj, ish është ajo që nuk kishte arritur rezultate.
Në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, pavarësisht se si e lexon zëvendësministrja e Brendshme,  Shqipëria vazhdon të konsiderohet si një vend origjine dhe destinacion i trafikimit të personave kryesisht femrave dhe fëmijëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY