Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tregti, Made in Albania ”pushton” Egjiptin

28/07/2015
Tregti, Made in Albania ”pushton” Egjiptin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 61% e shkëmbimit të mallrave të import – eksportit në 6 muajt e parë të këtij viti në portin e Durrësit janë kryer me portet e tre shteteve: Turqi, Egjipt dhe Rusi, ndërsa pjesa tjetër realizohet me portet e 14 vendeve të tjera.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual, anijet tregtare që përpunohen në terminalin lindor dhe perëndimor për eksport dhe import kanë realizuar një vëllim të përgjithshëm prej 686 mijë ton mallra.
Porti i huaj në të cilin janë përpunuar më shumë mallra shqiptare dhe anasjelltas është ai i Dekhelias (Egjipt), ku janë shkarkuar 123 mijë ton mallra “made in Albania” dhe janë nisur drejt Durrësit 3 mijë ton mallra të tjerë.
Shtatë porte të Egjiptit dhe 14 të tjerë në Turqi janë pikat e nisjes dhe të mbërritjes së mallrave që janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë këtij 6-mujori. Ato zënë secila përkatësisht nga 22% të volumit të përgjithshëm të mallrave që janë përpunuar në Durrës. Rreth 17% të mallrave të tjerë shkëmbehen me portet e Rusisë, ndërsa 12% me ato të Libisë, që zë vendin e katërt në shkëmbimet me portin e Durrësit.
Bien në sy shkëmbimet prej 7 përqind të mallrave me portin e Houstonit (SHBA), nga ku kanë mbërritur në Durrës 47 mijë ton mallra. Portet në Itali, Greqi, Ukrainë dhe Kroaci kanë me portin e Durrësit një shkëmbim prej 4-5 përqind të mallrave secila.
Në këto statistika nuk bëjnë pjesë mallrat me kontejnerë dhe me tragete.
(Monitor)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.