Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Britani e Madhe, “punonjësi shqiptar i Interpolit” kapet duke shpërndarë kokainë

28/07/2015
Britani e Madhe, “punonjësi shqiptar i Interpolit” kapet duke shpërndarë kokainë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shpërndarës droge me kombësi shqiptare është arrestuar në Radford, në Angli, ndërsa u ka thënë autoriteteve sa ishte pjesë e një ekipi ndërkombëtar të luftës kundër narkotikëve.
Mediat britanike shkruajnë se i arrestuari, Klisman Sykaj, kishte mbërritur në Angli rreth katër vite më parë dhe pas arrestimit, ai i tha policisë se ishte rekrutuar nga Interpoli. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, autoritetet i kanë gjetur Sykajt 7 gram kokainë në xhep, 2 mijë paund dhe dy telefona celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në apartamentit, Sykajt iu gjetën 213 gram kokainë të fshehur në një kapak tenxhereje.
Sipas “Nottingham Post”, prokurori Faye Mellor, tha se Sykaj ka deklaruar më parë se “kishte punuar për Interpolin në Shqipëri dhe ishte në përpjekje për të kapur një shpërndarës droge”.
Pas hetimeve thuhet se i arrestuari ka pranuar se pretendimet e tij ishin gënjeshtra. Gjithashtu ai ka pranuar se kokaina e kapur ishte e tija dhe e përdorte për tua shpërndarë të tjerëve. Pas këtyre deklaratave ai është dënuar me tre vjet burg nga Gjykata.
Gjatë seancës, gjyqtari Gregori Dickinson i tha atij se nëse kishte ardhur në Angli për një jetë më të mirë në mënyrë ilegale dhe për t’iu shmangur rreziqeve që pretendon se kishte në vendin e tij, atëherë gjëja e fundit që duhet t’i shkonte ndërmend ishte që të merrej me ngjarje kriminale.
Ndërsa mbrojtësja e të akuzuarit tha se Sykaj nuk kishte dosje penale në Angli dhe në Shqipëri, dhe kishte emigruar ilegalisht për “sigurinë e tij” duke shpresuar për të punuar në Britaninë e Madhe. Mediat angleze shkruajnë se një tjetër seancë gjyqësore pritet të mbahet ndaj tij në tetor të këtij viti dhe fillimisht, ai duhet të paguajë 900 paund për shpenzimet e gjyqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Hoxha reagon ndaj aludimeve të Malit të Zi: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues

28/08/2026
Veliaj i rimerr Bashkinë e Tiranës, Edi Ramës. Shkarkon Ristanin

Veliaj i rimerr Bashkinë e Tiranës, Edi Ramës. Shkarkon Ristanin

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Hoxha reagon ndaj aludimeve të Malit të Zi: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.