Itali, dy shqiptarë në pranga, kapen me 37 mijë euro dhe 1/2...

Itali, dy shqiptarë në pranga, kapen me 37 mijë euro dhe 1/2 kg kokainë

56
0
Shares

Policia italiane e qytetit të Padovas ka arrestuar në flagrancë dy nënshtetas shqiptarë me akuzë e trafikimit të lëndëve narkotike.
Në momentin e arrestimit iu gjetën 37 mijë euro e mbi gjysmë kg kokainë e pastër.
Shqiptarët e arrestuar janë Bledar Hoxha 29 vjeç, pa një rezidencë e vendbanim zyrtar e Mentor Mata 43 vjeç, rezident në komunën e Valdanjos.(në  foto)
Arrestimi i dy shqiptarëve u bë pas denoncimit të disa qytetarëve italianë mbi dyshimin e vjedhjes së dy automjeteve nga dy nënshtetasit shqiptarë.
Në momentin e mbërritjes së forcave të rendit në vendngjarje, shqiptarët po çmontonin parafangon e një automjetit të tipit “Peugeot 3008” në përdorim të shqiptarit Bledar Hoxha.
Pas kontrollit të imët që iu bë makinës, policia italiane gjeti të fshehur në të mbi gjysmë kg kokainë të pastër, të mbështjellë me skoc.
Ndërsa në automjetin tjetër në pronësi të shqiptarit Mentor Mata, u gjetën rreth 37 mijë euro para të thata.
Ndaj shqiptarëve u vendos masa e arrestit për trafikim të lëndëve narkotike e deri në pritje të gjykimit janë transferuar njëri në burgun e qytetit të Padovës e tjetri në qytetin e Vincencës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY