Makina e deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në afërsi të Tepelenës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Deputeti Ndreu ka pohuar se për fat të mirë ai dhe miku i tij me të cilin udhëtonte në makinë nuk kanë pësuar asnjë lëndim.
Nga ana tjetër, me cilësinë jo aq të një ish-polici, se sa të një deputeti, ai zgjodhi si fajtor të aksidentit, natyrisht jo veten, por furgonin që i kishte prerë rrugën.
“Fatmirësisht jam në gjendje të mirë shëndetësore. Nga përplasja u dëmtua vetëm automjeti. Një furgon na preu rrugën, isha bashkë me një mik”, pohoi Pjerin Ndreu.
Sakaq, policia e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti, pas “ekspertizës” së Pjerin Ndreut, nuk i mbetet shumë për të thënë e për të bërë, se sa të konfirmojë se “fajin e kishte furgoni…”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/