Mbyllet hetimi për ish-Guvernatorin, javën e ardhshme njihet me akuzat

Mbyllet hetimi për ish-Guvernatorin, javën e ardhshme njihet me akuzat

52
0
Shares

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Pas një viti hetimesh, dosja Fullani do të dërgohet në Gjykatë javën e ardhshme. Mbi Ardian Fullanin rëndon akuza  për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve. Gjithashtu, Fullani akuzohet për tenderat e rikonstruksionit të BSH dhe hotel “Dajtit”. Të hënën thuhet se do t’i komunikohet akuza, ndërsa nuk dihet me siguri nëse do të paraqitet në seancë. Aktualisht, Fullani ka masën e detyrimit të paraqitjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY