Durrës, konflikt mes të rinjve, njëri plagoset rëndë me armë zjarri

Durrës, konflikt mes të rinjve, njëri plagoset rëndë me armë zjarri

68
0
Shares

Një tjetër konflikt ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i palgosur një 20-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 14 në Shkozet, ku disa të rinj janë konfliktuar dhe situata ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Sipas të dhënave që japin dëshmitarët okularë, të rinjtë kanë nisur sherrin në një pikë servisi dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën dule plagosur Deni Popocin. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë, autori i plagosjes dhe i plagosuri janë shoqëruar një muaj më parë në komisariat, çka bën të dyshohet se arsyeja e konfliktit të sotëm të jetë ai i një muaji më parë. Policia mbërriti  në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë konflikt, si dhe po punon për kapjen e autorit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY