Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gëzim Voglin, përgjegjës për vdekjen e një punonjësi. Në rrugën “Dritan Hoxha”, në pallatin në ndërtim e sipër ka rënë në gropën e ashënsorit dhe ka gjetur vdekjen shtetasi me iniciale Xh.V, 49 vjeç, banues në Tiranë. Gëzim Vogli, 24 vjeçari, banues në Krujë u arrestua pasi ai është drejtues teknik i një firme private për ndërtimin e pallateve, i cili kishte marrë përsipër të ndërtonte pallatin ku vdiq shtetasi Xh.V. Ndaj G. Voglit ka nisur procedimi penal ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të ndodhur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/