Dështimi në mbledhjen e ta ardhurave nga tatimet, ka mundësuar një zgjidhje se si mund të minimizohet ky deficit. Tatimorët prej ditësh janë lëshuar me kontrolle nëpër biznese, ndërsa drejtuesit e tyre, paralajmërojnë për shtimin e gjobave.
Prej ditësh tatimet kanë shtuar kontrollet në terren për instalimin e kasës dhe lëshimin e kuponit tatimor. Mosvendosja e kasës dhe kuponit tatimor ndëshkohet me gjobë deri në kallëzim penal për evasion fiskal.
Ndërkaq burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur gjithashtu, se intensifikimi i kontrolleve tatimore ka nisur edhe në zonat bregdetare, në këtë periudhë të sezonit turistik, ku prania e turistëve dhe emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime rrisin ndjeshëm kërkesën për mallra dhe shërbime dhe rrjedhimisht edhe fluksin e shitjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/