Dy fëmijë të moshës 15 dhe 17 vjeçarë janë mbytur sot në Berat.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18.00, në brigjet e lumit Osum, te vendi i quajtur “Pllakat”
Dy djemtë, Luan Demiraj, 15 vjeç dhe Ridvan Broka 17 vjeç, që besohet se kanë qenë vetëm, kanë hyrë në lum për tu larë por nuk kanë dalë më prej andej.
Pas njoftimit në vendngjarje shkoi polica, si edhe polumbarët. Në breg të lumit, polica gjeti veshjet dhe sendet personale të fëmijëve.
Nga ana e polumbarëve të RENEA-s, vazhdojnë kërkimet dhe mësohet se është gjetur trupi i njërit prej fëmijëve, 15 vjeçarit Luan Demiraj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/