Edi Rama, një Statut në kongresin e janarit, për legjimitetin e shkeljeve...

Edi Rama, një Statut në kongresin e janarit, për legjimitetin e shkeljeve 2 vjeçare në PS

75
0
Shares

Partia Socialiste do të  hyje  në një proces zgjedhor, por jo për kryetarin, mandati i të cilit përfundoi shtatorin e viti 2013. Kjo u vendos sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Për kryetarin vendimarrja do të vijë në kongresin e janarit dhe parashikon që kur partia fiton zgjedhjet dhe ai bëhet kryeministër, të mos jetë e nevojshme votëbesimi në parti sipas parimit 1 anëtar një votë për aq kohë sa qëndron në pushtet. Këtë praktikë, në kundërshtim me statusin e PS-së, që kryeministri Edi Rama ndoqi për dy vjet, tani ka vendosur ta bëjë një rregull të shkruar në statut.

STATUTI I PS
Neni 30
Kryetari i Partisë Socialiste

2. Mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:
a. jep dorëheqjen;
b. partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative;
c.  humbet  në  mocionin e  mosbesimit  të  zhvilluar  për  të  me  kërkesën  e  1/3 së  anëtarëve  të partisë.
Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë (KZP).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY