Dompé, kompania biofarmaceutike përuron selinë e re në Shqipëri

Dompé, kompania biofarmaceutike përuron selinë e re në Shqipëri

549
0
Shares

Shqipëria, një hub strategjik për zhvillimin dhe përhapjen e risive farmaceutike drejt rajonit të Ballkanit, mikëpret prej sot një seli të re të Grupit biofarmaceutik italian Dompé. Struktura, e vendosur në qendër të Tiranës u pururua sot me rastin e konferencës “Modeli Shqiptar, inovacioni strategjik në shëndetësi si motor për rritjen ekonomike” – në prani të institucioneve dhe përfaqësuesve të lartë të botës së shëndetësisë dhe universitetit.

Në këtë hapje Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se “hapja e kësaj shtëpie farmaceutike në Shqipëri përbën rritje cilësie, forcon imazhin e një sistemi që ka nevojë për besueshmëri. Eshtë lajm i mirë që Dompe’ po e përdor Tiranën si hub për të gjithë Ballkanin” – tha Rama.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani nënvizoi lajmin e mirë që një kompani lider në fushën e kërkimit shkencor po i bashkohet komunitetit të rëndësishëm të biznesit italian në Shqipëri.

“Me krenari lajmërojmë hapjen e selisë sonë shqiptare, një moment i integruar në projektin e zhvillimit të ndërmarrjes, që e konsideron ndërkombëtarizimin e saj një pikë kardinale” – thotë Sergio Dompé, President i Shoqërisë. Objektivi është që ne të bëhemi një ndërmjetës i përgjegjshëm në skenarin shëndetësor shqiptar”, tha ai.

“Selia e Tiranës përfaqëson një zgjedhje strategjike në zhvillimin e pandalshëm të shoqërisë drejt tregjeve të rajonit të Ballkanit dhe drejt Europës Lindore, përveç një rikonfirmimi të cilësisë së portofolit të produkteve tona në mbrojtje të nevojave shëndetësore të pacientit” – shpjegon Eugenio Aringhieri, Drejtor i Përgjithshëm i Dompé farmaceutici.

Në fazën fillestare Dompé do të jetë e pranishme më një listë barnash të Kujdesit Parësor qoftë për medikamente të vetë-mjekimit ashtu edhe për ato që kërkojnë recetën e mjekut. Brenda dy viteve të para, është parashikuar që të hidhen në treg edhe medikamente të reja, me synim zgjerimin e listës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY