Donald Lu: Raste shokuese në sistemin e drejtësisë

Donald Lu: Raste shokuese në sistemin e drejtësisë

68
0
Shares

Ambasadori amerikan ka zgjedhur Durrësin për të folur mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në të cilin sipas tij janë verifikuar raste shokuese. Ai ka marrë pjesë sot në një tryezë konsultimi për reformën në drejtësi.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori ka theksuar se në Shqipëri ka probleme me korrupsionin në drejtësi. Nga ana tjetër, Lu nxiti qeverinë shqiptare që kjo reformë të ndërmerret sa më shpejtë.
“Ka raste shokuese në sistemin e drejtësisë. Të gjithë përballen me rastet e korrupsionit”, ka thënë Lu.
Ai ka vënë në dukje se në vitet e fundit 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror.
“Duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut për konsultimet për reformën në drejtësi”, ka sugjeruar më tej ambasadori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY