Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rritet me 3 lekë çmimi i karburanteve, shtrenjtohen 17 për qind që nga janari

05/07/2015
Rritet me 3 lekë çmimi i karburanteve, shtrenjtohen 17 për qind që nga janari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çmimi i karburanteve ka shënuar një tjetër rritje gjatë dy ditëve të fundit me rreth 3 lekë për litër, për të arritur në 184-185 lekë për litër nafta dhe 185-186 lekë për litër benzina, duke iu afruar me shpejtësi nivelit të janarit 2014, kur ai arriti rekordin prej rreth 190 lekë për litër.
Kjo është rritja e katërt radhazi që nga shkurti i këtij viti, pasi çmimet zbritën deri në 158 lekë për litër, si rrjedhojë e rënies së tyre në tregjet ndërkombëtare deri në 42 dollarë për fuçi nga njëra anë dhe presionit publik nga ana tjetër. Por, që nga ajo kohë, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar me 17 për qind.
Dy janë faktorët që vijojnë të përcaktojnë çmimin e naftës, ecuria e tij në tregjet ndërkombëtare dhe shtrenjtimi i dollarit. Ndonëse javën e fundit çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ra, si rrjedhojë e rritjes së prodhimit nga SHBA, duke shënuar ecurinë më të dobët që nga marsi, gjatë dy muajve të fundit nafta ka pasur tendencë rritëse.
Në tregjet ndërkombëtare, nafta referencë europiane e mbyllit të premten duke u rreth 61 dollarë për fuçi, larg niveleve rekord prej 120 dollarë për fuci, që arriti në janar 2014.
Në tregun e brendshëm, një dollar u këmbye të premten me 126 USD, sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, duke qenë larg niveleve rekord prej rreth 133 lekë, që arriti në mars të këtij viti.
Herën e fundit, që u rrit çmimi i naftës në vend (në fillim të majit 2015), nafta europiane kuotohej në bursa me 65-66 usd/fuçi dhe dollari në rreth 127 lekë.
Krahas faktorëve të jashtëm, një tjetër element i brendshëm është pritshmëria për fillimin e zbatimit të kontratës të skanimit të kontenierëve nga Rapiscan, që pritet të rrisë kostot e aktivitetit të bizneseve importuese.

 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.