Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy të plagosurit e ngjarjes në Mallakastër, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Alfons Dautaj.
Kushëriri i viktimës, Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari të cilët akuzohen për “Kultivim të lëndëve narkotike” do të kalojnë periudhën e tyre të paraburgimit në ambientet e shtëpisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye Prokuroria ka kërkuar këtë masë ndaj dy të rinjve. Ngjarja ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Dautaj ndodhi më 23 qershor në fshatin Ninësh të Fratarit. Policia ka arrestuar si autorë të dyshuar të këtij krimi Artur dhe Gentjan Pashain.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/