Ministri i Financave, Shkëlqim Cani firmos urdhrin për mbylljen e llogarive të njësive të qeverisjes vendore që do të shkrihen nga reforma territoriale. Për rrjedhojë, rreth 6200 persona mbeten pa punë dhe buxhetit të shtetit i kursehen rreth 6 miliardë lekë. Të larguar nga puna janë 4900 këshilltarë, të cilët paguheshin me 10 për qind të pagës së kryetarit të Njësisë së Qeverisjes Vendore dhe rreth 1250 punonjës administrate.
Shpenzimet e administratës mendohet të ulen në rreth 40 për qind dhe do të ketë një ulje drastike vetëm nga këshilltarët, si numër, nga 6500 që ishin gjithsej në 1595 këshilltarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/