Basha takon shefen e ODIHR: Opozita do të nisë betejën për të...

Basha takon shefen e ODIHR: Opozita do të nisë betejën për të zhbërë sistemin e manipulimit të zgjedhjeve

52
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha ka takuar sot shefen e misionit të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover të cilës i shprehu shqetësimet e tij për shkeljen e standardeve në zgjedhje nga koalicioni i mazhorancës.
Në përfundim të takimit, në një prononcim për mediat, Basha ka deklaruar se zonja Glover është njohur me shkelje të dokumentuara, që variojnë sipas tij, nga shit-blerja e votave e deri tek kërcënimi i administratës publike.
“Takimi me zonjën Glover ishte shumë produktiv. Folëm për shkeljet në procesin zgjedhor. PD është në procesin e hartimit të një raporti të detajuar të shkatërrimit të standardeve zgjedhore që kulmuan ditën e zgjedhjeve, por që kishin nisur që në fushatë. Shqetësimet tona dhe të ODIHR-it janë të përbashkëta sa i takon shit-blerjes së votës, përdorimit të bandave kriminale, falsifikimit të kartave të identitetit, presionit mbi administratën publike etj”, ka deklaruar Basha.
Kryetari i partisë më të madhe të opozitës ka shtuar se “kjo shkelje e standardeve në zgjedhjet e 21 Qershorit është e dokumentuar dhe se opozita do të nisë një betejë për të zhbërë këtë sistem manipulimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY