Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka vizituar të plagosurit në Spitalin Qendror Universitar të Traumave në Tiranë.
Në dalje nga spitali ai bëri edhe një deklaratë për mediat, ku ndërsa ngushëlloi familjen dhe të afërmit e policit të vrarë, ju uroj shërim të shpejtë të plagosurve.
Me këtë rast Basha, i mëshoi faktit që ende nga strukturat shtetërore nuk ka transparencë për këtë ngjarje, ndërsa denoncoi kryeministrin Rama, që sipas tij, jo vetëm nuk merr përgjegjësit, por bën politikë nga dera spitalit.
“Kemi ndjekur nga raportimet e medieve zhvillimet në Lazarat ku si rezultat ka humbur jetën Ibrahim Basha, një efektiv i ri në moshë dhe në repartin RENEA. I shpreh ngushëllimet familjarëve kolegëve e shkove të tij. Vizituam dy kolegët e tij Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj, të cilët janë me plagë të lehta fatmirësisht, dhe jashtë rrezikut. I urojë shërim të shpejtë atyre.
Kemi kërkuar që në fillim marrjen e masave që të mos kemi viktima në radhët civile, vënien e autorëve para përgjegjësisë dhe transparencë të cilën për fatin e keq nuk e kemi ende
Forcat speciale kane qenë më një automjet të papërshtatshëm për ndërhyrje të tilla, një ‘volkswagen’…
Shpreh keqardhjen e thellë për qëndrimet e papranueshme të kryeministrit që duhet të marrë përgjegjësi, të bëjë transparencë. Jo vetëm kaq që nuk e ka bërë, por ai gjeti rastin të bëjë politikë të sulmojë opozitën nga dera e spitalit. Nuk ka asgjë me dy kuptime në qëndrimin tonë. Nuk ka asgjë të dykuptimtë në qëndrimin tonë, për kërkesën e ruajtjes së popullsisë vënien para përgjegjësie dhe transparencë”, u shpreh Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/