Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarja 15-vjeçare martohet me një luftëtar të ISIS-it në Siri

23/06/2015
Shqiptarja 15-vjeçare martohet me një luftëtar të ISIS-it në Siri
Share on FacebookShare on Whatsapp


Nga e njëjta familje ka ikur edhe djali 16-vjeçar i cili i është përkushtuar studimit të Kuranit

Një vajzë 15-vjeçare, ka ikur nga shtëpia e saj dhe është martuar me një terrorist në Siri.
Gazeta ‘Tages Anzeiger’ shkruan se vajza ka lindur në Zvicër, në qytetin Winterthur dhe mbiemri i saj është Loxha. Për më tepër, gazeta shkruan se nga e njëjta familje ka ikur edhe djali 16-vjeçar. Babai i fëmijëve ka shkuar në Turqi, sipas gazetës, për t’i kërkuar ata, por pa rezultat. Fëmijët u larguan në dhjetor të vitit të kaluar. Policia zvicerane, por edhe ajo turke ka bërë përpjekje për gjetjen e dy të rinjve, por deri më tani pa rezultat. Babai i fëmijëve, i cili ndërkohë refuzon çdo kontakt me median, kishte deklaruar se është më se i bindur se ata janë radikalizuar nga elementë të organizatës terroriste ISIS.
Gazetari zviceran Kurt Pelda, i cili ka raportuar nga Siria, duke iu referuar “burimeve të besueshme” ka bërë të ditur tani se vajza e familjes Loxha është martuar me një xhihadist në Raka të Sirisë. Raka konsiderohet si kryeqyteti i ISIS-it.
Pelda deklaroi për televizionin zviceran se djali 16-vjeçar i familjes Loxha i është përkushtuar studimit të Kuranit, ndërsa vajza është martuar me një luftëtar të ISIS-it.
Pelda i deklaroi gazetës “Tages Anzeiger” të Zürichut se martesa e shpejtë e vajzave të huaja me luftëtarë të ISIS-it është normale.
“Gratë në Siri guxojnë të dalin në rrugë vetëm në përcjellje të burrave, pa familjet e tyre dhe pa farefis ato nuk kanë të drejta. Pasi që konvertitët dhe xhihadistët e huaj, të cilët i bashkohen ISIS-it, janë shumë më radikalë se sirianët dhe sirianet, ata në të shumtën e rasteve duan të kenë për bashkëshorte një grua të huaj. Sfondi i njëjtë kulturor, gjuha e njëjtë dhe ‘çmendia fetare’ e përbashkët është qendrore për martesë”.
Pelda thotë se përfaqësuesit e ISIS-it, për shembull guvernatorët, kujdesen që vajzat që vijnë nga Perëndimi dhe i bashkohen ISIS-it, të martohen në Siri. Prijësit e ISIS-it marrin rolin e prindit, i cili zakonisht vendos për martesën.
Mediumet zvicerane kanë njoftuar se fëmijët e familjes Loxha kanë ndjekur mësim fetar në organizatën “el-Furkan”, e cila ka një xhami në fshatin Embrach afër Zürichut.
Kjo xhami është përmendur disa herë si pikëtakim i radikalëve islamikë me origjinë nga Ballkani. Në Gjermani “el-Furkan” është nën vëzhgim të shërbimit sekret për shkak të dyshimeve mbi aktivitete të paligjshme. Në xhaminë e Embrachut thuhet se predikon imami Selman Ramadani. Tani për tani nuk dihet se nga cili territor shqiptar në Ballkan rrjedh ky person.
Edhe vendndodhja e tij është e panjohur. Organizata “el-Furkan” ka shtrirë aktivitetet e veta në Zvicër para më shumë se një viti, duke u përqendruar sidomos në joshjen e të rinjve shqiptarë dhe indoktrinimin e tyre përmes interpretimit radikal të fesë islame. Autoritetet zvicerane janë shprehur të shqetësuara për praninë e kësaj organizate në Embrach, shkruan DialogPlus.
Një xhami tjetër që nga imamët e moderuar shqiptarë dyshohet se po i radikalizon të rinjtë është “an-Nur” në periferi të Ëinterthurit.
Kjo xhami në mesin e besimtarëve njihet si “xhamia e arabëve”. Në mesin e drejtuesve të saj ka edhe shqiptarë. Shefi i kësaj xhamie, një person me prejardhje nga bota arabe, ka pranuar se disa nga fanatikët fetarë kanë vijuar mësim në xhaminë e tij, por ka hedhur poshtë akzuat se në xhami po bëhet edhe rekuritimi i të rinjve për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak.
Në radikalizmin fetar të të rinjve shqiptarë edhe në diasporë viteve të fundit kanë luajtur rol veçanërisht predikimet shpeshherë të rrezikshme të imamëve radikalë, por edhe vetëradikalizimi përmes kanalit youtube, ku gjenden qindra video me predikime që nuk kanë të bëjnë gati asgjë më fenë islame, por prezantohen si të tilla.
Imami kontravers kosovar Shefqet Krasniqi ka marrë pjesë në takimet vjetore të të ashtuquajturit Këshill Qendror Islamik i Zvicrës, që drejtohet nga Nicholas Blancho, një konvertit agresiv zviceran, i cili po ashtu është nën vëzhgim të autoriteteve. Blancho është i martuar me një grua nga Jemeni dhe ka dy fëmijë. Sipas një raporti të gazetës «SonntagsZeitung» të Zürichut, Blancho ka braktisur familjen dhe bashkëjeton në Bernë me gruan e tij të dytë – një shqiptare të re me shtetësi zvicerane. Kjo grua në paraqitjet publike mbron kryesisht vahabizmin, versionin radikal të islamit.

(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.