Luan Rama u tregua i kujdesshëm dhe i sforcuar, që të vinte në dukje “luajalitetin e votuesve të LSI-së, që u qëndron me besnikëri partnerëve”, siç u shprehai, ndërkohë që nuk duket se një luajalitet e besnikëri e tillë të jetë vënë re dhe demonstruar nga zgjedhësit e PS në bashkitë ku kandidonin të përzgjedhur të LSI-së
Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI, ia ka faturuar humbjen e bashkisë së Pogradecit, “pazarit të ulët, të pajustifikuar, që ia kalon dhe pazarit ët Rroskovecit”.
Me këtë deklaratë, indirekt LSI, ka sulmuar aleatin saj më të madh PS, për humbjen e Pogradecit.
Kjo bëhet më e besueshme, po të kihet parasysh se në daljen e tij publik, Luan Rama, asnjëherë nuk e përmendi partnerin e saj, PS.
Jo vetëm kaq, por ai u tregua i kujdesshëm dhe i sforcuar, që të vinte në dukje “luajalitetin e votuesve të LSI-së, që u qëndron me besnikëri partnerëve”, siç u shpreh Luan Rama, ndërkohë që nuk duket se një luajalitet e besnikëri e tillë të jetë vënë re dhe demonstruar nga zgjedhësit e PS në bashkitë ku kandidonin të përzgjedhur të LSI-së.
Merakun për Vorën, Luan Rama nuk e ka fshehur as sot, megjithëse është mësuar që prej 24 orësh mosfitorja e LSI-së në këtë bashki. Për Luan Ramën, “shokimi i disa banorëve të Vorës dhe mosbesimi i tyre në humbjen e LSI-së”, do të shërbejë si shtysë, jo vetëm të një analzie, por edhe të ndjekjes së rrugëve ligjore, për të kundërshtuar rezultatin e Vorës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/