LSI nuk pranon humbjen në Vorë, nxit militantët në protesta

LSI nuk pranon humbjen në Vorë, nxit militantët në protesta

78
0
Shares

Në Vorë situata është tensionuar sot, pasi një grup mbështetësish të LSI-së protestuan para qendrës së numërimit të votave.
Ata kërkuan rishqyrtimin e materialeve të një kutie ku rezultoi se ishin dy vota më tepër. Gjithashtu, ata kërkuan përsëritjen votimit duke theksuar se nuk i pranonin rezultatet dhe duke pretenduar për 600 vota fiktive.
Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama u bëri thirrje atyre që të largohen.
Në Vorë rezulton fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili me 50.45 për qind të votave, ndaj 49.55 të kandidatit të majtë Luan Sallaku. Por në numërimin e dy kutive të fundit KZAZ-ja gjeti 2 vota shtesë.
“KZAZ-ja 26, pasi mbylli numërimin la për shqyrtim dy kuti, ato të Domjes. Njëra për mospasqyrim të rezultatit në KQZ dhe tjetra për faktin se kishte dy vota shtesë. KZAZ-ja u hap këtë të martë dhe u përgatit për shqyrtimin e kutisë. U bë hapja e kutisë dhe sërish rezultuan dy vota tepër në kutinë e kandidatit. Pasi përfunduam shqyrtimin, ne do të pasqyrojmë rezultatin në KQZ bashkë me dy votat tepër”, ka sqaruar kreu i KZAZ-së, Armand Uriçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY