Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Halim Kosova: Uroj dhe shpresoj që Erion Veliaj të mbajë premtimet dhe të mos zhgënjej qytetarët e Tiranës

23/06/2015
Halim Kosova: Uroj dhe shpresoj që Erion Veliaj të mbajë premtimet dhe të mos zhgënjej qytetarët e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Angazhimi im për të marrë përgjegjësi do të vazhdoj pa u lëkundur për asnjë çast”

Me një fjalim të shkurtër, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës i ka uruar fitoren rivalit të tij për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, duke i kujtuar atij të mbajë premtimet.
“Erion Veliaj është fitues në zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Tiranës. Uroj dhe shpresoj që ai do ti mbajë premtimet dhe të mos zhgënjej qytetarët e Tiranës”, u shpreh Kosova.
Ai falënderoi gjithë mbështetësit e tij, ndërsa konfirmoi e “angazhimi im për të marrë përgjegjësi do të vazhdoj pa u lëkundur për asnjë çast”.

 

Fjala e plotë e Halim Kosovës

“Të dashur miq,
Bashkëqytetarë të Tiranës!
Jam këtu sot, për të shprehur falënderimet e mia të përzemërta për qytetarët e Tiranës, pa asnjë dallim partiak, veçanërisht ata që votuan me besim në platformën time që kishte themel punën dhe dinjitetin, punë jo fjalë.
Në këto dy muaj, kam pasur qindra takime me banorë të Tiranës dhe bashkëbisedimi me ju të dashur bashkëqytetarë do të mbetet një prej përvojave të mia më të çmuara.
Unë zgjodha kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarin në çdo cep të Tiranës, në çdo rrugë e lagje, në çdo fshat dhe jo fushatën e luksit në ekran, i bindur se kjo ishte zgjidhja më e mirë.
Dua të falënderoj Partinë Demokratike, anëtarët e simpatizantët tanë, të rinjtë e të rejat që shkuan derë më derë, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit, që kanë punuar pa u lodhur dhe që shumë prej tyre janë ende duke qëndruar pranë votës, për të garantuar deri në fund vullnetin e qytetarëve. Ata kanë në dorë një tjetër moment të rëndësishëm, që janë votat për Këshillin Bashkiak.
Falënderoj nga zemra ekipin tim të fushatës, që punoi me shumë përkushtim.
Zgjedhjet mbaruan dhe ndërsa numërimi ende vazhdon, fituesi i kësaj gare rezulton Erion Veliaj të cilin dua ta uroj dhe të shpresoj që do ti mbajë premtimet e nuk do ti zhgënjejë qytetarët e Tiranës.
I premtoj qytetarëve të Tiranës se angazhimi im për të marrë përgjegjësi në interes të tyre do të vazhdojë pa u ndalur asnjë çast”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.