Anëtarë, simpatizantë, aktivistë e mbështetës të PD-së dhe Xhelal Mziut, kanë filluar festën në Kamëz.
Me automjete e flamujt të PD-së, ata kanë dalë rrugëve të bashkisë.
Një pjesë jo e vogël janë grumbulluar edhe para godinës ë bashkisë së Kamzës.
Kur kanë mbetur kutitë e fundit të numërimit, duket se përmbysja e mundshme e rezultatit është e pamundur.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kanë mbetur edhe 13 kuti për tu numëruar, ndërsa Xhelal Mziu udhëheq me rreth 2200 vota, përballë kandidatit rival të mazhorancës, Safet Gjici.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/