Besnik Mustafaj: Basha të zgjedhë mes partisë me lider dhe partisë institucionale

Besnik Mustafaj: Basha të zgjedhë mes partisë me lider dhe partisë institucionale

61
0
Shares

Shkrimtari Besnik Mustafaj, ish-ministër i jashtëm dhe një nga themeluesit e PD, në një intervistë për gazetarin Ilirjan Agolli të “Zërit të Amerikës”, tha se zërat kritikë ndaj kryetarit Lulzim Basha në radhët e Partisë Demokratike janë normalë në një parti demokratike. “Zoti Basha duhet të merret tani më shumë me partinë dhe të kryejë ristrukturimin e partisë, që nuk e ka përfunduar ende qysh pas humbjes së thellë 2013” – tha ai.

“Ka vend për zëra kritikë ndaj kryetarit. Ai duhet të kuptojë tashmë se ristrukturimin e partisë nuk e ka bërë ende, siç do të duhej ta kishte bërë gjatë dy vjetëve.

Tani do të ketë gjithë kohën për t’iu kushtuar partisë siç ka thënë. Pra, ringritja e partisë nga humbja e thellë e 2013 nuk është bërë. Zoti Basha duhet të përcaktojë qartë profiin e liderit që dëshiron të jetë: a do të jetë një profil lideri siç e kanë shumica e partive popullore europiane. Partitë e qendrës së djathtë janë zakonisht parti me lider të fortë në qendër, si për shëmbull; partia e Merkelit, e Sarkozisë, e Berluskonit etj.

Për të bërë një parti me lider ai duhet të tregojë së pari se është lider dhe të vendosë një dialog të drejtpërdrejt me të gjithë militantët, të shkojë tek ata dhe nuk ka nevojë të bëjë vetëm mitingje dhe televizion. Nuk janë kurrë militantët e partisë njerëz që mjaftohen me fjalime përmes televizionit për të njohur liderin. Ose të zgjedhë nëse do të jetë një parti institucionale e strukturuar në të gjitha nivelet. Atëherë strukturat bëhen vendim-marrëse. Ai i merr vendimet lider partie dhe nuk nuk sillet si parti me lider.

Kjo fushatë dhe rezultatet tregojnë se ai në radhë të parë duhet të fitojë besimin e militantëve të partisë, që ai nuk e ka fituar ende. Pra, duhet të fillojë një dinamikë tjetër brenda Partisë Demokratike. Unë shpresoj se ai do të ketë pjekurinë t’i lexojë mirë këto rezultate”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY