Anton Kokaj: Deputeti Sterkaj nxori armën. Sterkaj: Gjithçka ndodhi pa shkak

Anton Kokaj: Deputeti Sterkaj nxori armën. Sterkaj: Gjithçka ndodhi pa shkak

99
0
Shares

Anton Koka, kandidati demokrat në Koplik tha në një bisedë telefonike se deputeti Sterkaj ka drejtuar armën ndaj qytetarëve. Kryetari i PD-së, Spathari është goditur nga një person që ka qenë në tavolinë me deputetin Stërkaj, pasi e kanë provokuar. Sipas burimeve nga Kopliku , drejtuesi demokrat është goditur rëndë. Policia ka shkuar në vendngjarje por kandidati demokrat thotë se ajo është e njëanshme në qëndrimin e saj. Ai akuzoi njerëzit e Stërkaj si një bandë në malësinë e madhe që vetëm të këqija i ka sjellë zonës. Kokaj tha se do të pranonte cdo verdikt të banorëve të Malësisë së Madhe.

Ndërsa deputeti socialist Paulin Stërkaj ka deklaruar se përplasja nuk ka lidhje me numërimin. Ngjarja ka ndodhur 70 metra larg qendrës së numërimit. Konflikti lindi krejt rastësisht. Kryetari i PD-së e nisi një bisedë me humor por situata u nxeh. Një person e goditi, por u përzien edhe njerëz të tjerë dhe situata u rëndua. Ai tha se situata tani është e qetë po punojmë që numërimi të zhvillohet normal. Sterkaj këmbëngul se ngjarja ndodhi pa shkak. Unë nuk e kam parë kur është goditur kryetari i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY