Voton kryeparlamentari Meta: Votoni sot, që të mos ju mbetet merak nesër

Voton kryeparlamentari Meta: Votoni sot, që të mos ju mbetet merak nesër

47
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, njëherazi kreu i LSI-së, Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, votoi sot rreht orës 10:30, në njësinë nr. 5 në kryeqytet.
Pas votimit, Meta para deklaroi se kjo është ditë është një festë për të gjithë shqiptarët, që sipas tij kjo është dita e demokracisë.
“Ishte kënaqësi që të merrja pjesë në këtë festë të demokracisë. Është ditë historike ndaj do ti ftoja të gjithë ata që nuk kanë vendosur të marrin pjesë në këto zgjedhje, mos të humbasin mundësi. Nuk janë zgjedhje të zakonshme, pasi nga nesër do kemi një tjetër Shqipëri me organizim të ri. Do kemi një Shqipëri me ndarje të re territoriale. Ecuria është pozitive, situata e qetë dhe kështu duhet të vazhdojë”, tha Meta.
Nga ana tjetër, ai shtoi se duhet standard në këto zgjedhje, ndërsa iu drejtua të pavendosurve se ata duhet të votojnë, në mënyrë që nesër të kërkojnë llogari.
“Të gjithë duhet të vazhdojmë të sigurojmë zgjedhje me standard europian. U bëjmë thirrje të gjithëve të distancohemi nga akte të tilla dhune. U bëj thirrje qytetareve të që të distancohen nga këto akte dhe ti çojmë qytetarët që të drejtohen qendrave të votimit. Do tu mbetet merak nëse nuk votojmë sot. Zgjedhje do ketë dhe pas katër vitesh, por nesër nuk votojnë sot, nuk kanë shumë të drejtë për tu ankuar nesër”, përfundoi Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY