Ish-Kryeministri Sali Berisha votoi sot në Tiranë për vendoret 2015. Ai u shpreh pas votimit se transparencës iu kundërvu krimi qeveritar, dhe se zgjedhjet këtë radhë janë të plagosura.
“Këto zgjedhje po zhvillohen në shenjën e mafies dhe krimit nga ana e mazhorancës. Kësaj here ndodhi diçka e paimagjinueshme, transparencës së miqve tanë ndërkombëtarë ju kundërvu krimi qeveritar. Këtë herë zgjedhjet janë të plagosura sepse bashkëqytetarët tanë në disa nga bashkitë e vendit janë të thirrur të votojnë për kandidatë me të shkuar drogën, prostitucionin. Sot është fjala e qytetarëve dhe ata kanë në dorë të dëgjojnë fjalën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët në interes të jetës së qytetarëve shqiptarë kërkuan largimin me nga lista me emra konkrete të personave të dënuar për drogë e prostitucion shumica e lidhur kokë e këmbë me krimin”, tha Berisha.
I pyetur rreth vijimit të situatës në Kurbin deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se, “Sipas mediave atje procesi po shkon si çifteli me një tel. Ka pasur hile te paimagjinueshme ndaj tyre por do të shqyrtohen”, përfundoi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/