Ingrid Agron Paçrami, 18 vjeçe,votuese në QV259/1, pranë teatrit “Migjeni”, denoncoi sot në media se ka shkuar të votoje dhe ka gjetur të plotësuar emrin e vet në liste, sikur kishte votuar. Për këtë arsye, ajo nuk është lejuar të votojë. Ingridi, që e kishte për herë të parë votimin e sotëm, është zhgënjyer jo pak, duke e denoncuar këtë fakt edhe në media.
Ndërkohë, ky rast hedh dyshime për klonimin e kartës së saj të identitetit, sepse, mësohet se gjeneralitetet e personit që ka votuar në emër të 18 vjeçares, rezultojnë të njëjta, me ato të kartës së identitetit të Ingridit.
Para zgjedhjeve, në Shkodër u denoncua në media, një aferë për klonimin e të paktën 700 kartave të identitetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/