Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u shpreh entuziast për marrjen e një rezultati pozitiv në Bashkinë e Vlorës.
Në një intervistë për Top Channel, Ristani tha se pjesëmarrja e ulët e vlonjatëve në këto zgjedhje, i faturohet votuesve socialistë, që kanë bojkotuar në masë.
Votim i qetë dhe normalisht, procesi u mbyll me sukses dhe ka nisur marrja e kutive nga vendet e numërimit të votave.
“Pjesëmarrja në këto votime është rreth 32 për qind, shumë e ulët po të kihet parasysh që mesatarja e pjesëmarrjes shkon nga 44 deri 46 për qind. Mungesa e pjesëmarrjes është pjesë e revoltës së simpatizantëve të PS dhe projeksionet tona tregojnë një pjesëmarrje masive të simpatizantëve të PD, që na bën entuziastë për një rezultat pozitiv në Bashkinë e Vlorës”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve deklaroi se i gjithë procesi zgjedhor deri më tani ka qenë normal dhe se ka pasur një vullnet edhe nga pala tjetër për të pasur një proces të rregullt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/