Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten Linda Rama ka votuar sot rreth orës 10:25 në zonën e tij në periferi të Tiranës në shkollën 9-vjeçare “Ymer Lala” në Surrel nga ku qartësoi edhe njëherë risinë e këtyre zgjedhjeve reformën e re administrativo territoriale.
Rama tha se me reformën e re nuk ka më katundar apo qytetarë edhe ai që është në një fshat të humbur të kryeqytetit është qytetarë tashmë, theksoi kryeministri Rama.
Kryeministri i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në votime. Kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet u shpreh kryeministri në fjalën e shkurtër përpara gazetarëve.
“Unë i bëj thirrje të gjithë që të dalin dhe votojnë, duke votuar sot marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një procesi historik për Shqipërinë, reformën administrative- territoriale dhe pavarësisht se për kë votojnë të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të mirë dhe që meritojnë respekt. Kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet”, deklaroi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/