Nishani: 25 vjet më parë, votimi bëhej me detyrim dhe në rresht....

Nishani: 25 vjet më parë, votimi bëhej me detyrim dhe në rresht. Mos të harrojmë

49
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani ka votuar në Shkollën Cajupi në qytetin e Tiranës. Pasi hodhi votën e tij ai uroj për një proces të mbarë, të qetë, të lirë dhe të drejtë tek i cili ai tha se shpreson dhe beson. Nishani tha se këto zgjedhje përkojnë me një vit të rëndësishëm kombëtar, 25 vjetorin e rënies së diktaturës komuniste. Të gjithë e dimë se atëherë nuk e kishim këtë liri po qytetarët rreshtoheshin të votonin për atë që ishte caktuar.

Në vijim Nishani tha se dua të coj një mesazh mirënjohje komisionerëve dhe numëruesve, ata sot janë gjykatësit, qeveritarët, menaxherët e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Puna e tyre është kontribut real për demokracinë e vendit.

Kërkoj pjesëmarrje masive, tha Nishani. Të gjithë qytetarët sot kanë të njëjtën fuqi përmes votës së tyre, njësoj si Presidenti, Kryeministri. I siguroj se vota është e fshehtë, është e lirë, askush nuk i kontrollon ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY