LSI tensionon rreth qendrave të votimit në Shkodër. Sherr dhe presion në...

LSI tensionon rreth qendrave të votimit në Shkodër. Sherr dhe presion në zonat e Sarandës

194
0
Shares

Shkodër, qendra e votimit rrethuar nga makina të dyshimta të LSI-së: Në Shkodër, cdo qendër votimi rrethohet nga makina mbushur me slogane e flamuj të LSI-së. Dy makina te bandave te LSI para qendres se votimit 262 ne Shkoder.

Shkodër, ndërprerje votimi: Nga ora 9 e paradites, eshtë ndërprerë procesi i votimit në fshatin Bardhaj. Shkak i kësaj ndërprerje mësohet se është bërë një incident, ku komisioneri i Partisë Socialiste Kol Ndre Pepaj është qëlluar fizikisht nga disa persona që mendohet se janë mbështetës të PD. Policia po zbardh rrethanat e ngjarjes dhe po procedon kundër autorëve.

shkelje bardhaj

Qendar e votimit ne Bardhaj

Lukovë, mesditë: Një incident është regjistruar në Lukovë, ku kandidati i PBDNJ-së në Himarë, Fredi Beleri është detyruar të dalë nga një qendër votimi. Bejleri mendohet se po ushtron presion në qendrat e votimit. Komisionet nuk kanë reaguar, ndonëse i kërkuan që ai të largohen nga ambientet e qendrës së votimit. Por vetëm Në Lukovë, u arrit që kandidati të largohej, me kërkesë të forcave politike.

shkelje lukove

Konispol: Në Bashkinë e Konispolit situata është tensionuar në korridoret e QV-ve numër 47311 dhe 47312. Militantët e dy forcave kryesore, PD dhe PS janë përplasur verbalisht, me sharje dhe fyerje.

shkelje konispol

Qendra e votimit Konispol

Finiq: Kandidati i PBDNJ-së, Jani Babi për Bashkinë e Finiqit thotë se prej 3-4 orësh vëllai i tij është shoqëruar në polici me pretendimin se ka kërcënuar deputetin e PS-së Andrea Marto.”Maxhoranca kërkon të manipulojë votimet. Vëllai im është shoqëruar në polici. Ne i themi të ndalojnë revanshin se ne do ta ruajmë votën me forcë dhe fitorja është e vdekur. U them të mos merren më këtë punë. Vëllai im ka 3-4 orë në polici. Ne jemi komunitet paqedashës”, tha Babi.

finiq harta

Ndërkohë policia e Vlorës njoftoi se ditën e sotme është paraqitur në komisariat deputeti i Himarës Andrea Marto, i cili ka kallëzuar penalisht vëllain e kandidatit të PBDNJ-së për bashkinë e Finiqit, Jani Babi. “Sarandë, më datë 21.06.2015, në Komisariatin e Policisë është paraqitur shtetasi Andrea Marto, vjeç 58, banues në Tiranë me detyre Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka kallëzuar faktin se rreth orës 00:20 të ditës së sotme është telefonuar nga një shtetas i cili i është prezantuar si shtetasi me emrin: Timoleo Babi, vjeç 48, banues në Sarandë, vëllai i shtetasit Jani Babi-kandidat i subjektit politik PBDNJ për Bashkinë Finiq, duke e kanosur për vrasje. Policia e Sarandës sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Timoleo Babi për ta marrë në pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast”, citohet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY