Numrit prej 283 vëzhguesish iu bashkangjitën për monitorimin e procesit zgjedhor edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë. Dy orë pas nisjes së votimeve ambasadori amerikan Donald Lu dhe shefja e misionit të BE-së, Romana Vlahutin ishin në Vorë.
Gjatë ditës së sotme nuk ka munguar në terren si pjesë e trupit vëzhgues as ambasadori italian, Massimo Gaiani, i cili e ndoqi procesin e votimit nga një qendër në Mëzez.
Ndërsa shefja e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, Audry Glover e ka vëzhguar këtë proces nga kryeqyteti.
Në Tiranë gjithashtu kanë ndjekur nga afër procesin ambasadori anglez, Nicholas Cannon dhe ai francez. Gjermani Helmut Hoffman dhe homologia e tij holandeze kanë qenë në Vorë, Kamëz dhe Krujë.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Spanjës, Cortes u nis që në orët e para në qendrat e Shkodrës, ndërsa i dërguari me punë i Suedisë ka monitoruar procesin në Himarë e Sarandë(topchannel).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/