Kryetarja e KQZ jep të dhënat e para për pjesëmarrjen dhe procesin...

Kryetarja e KQZ jep të dhënat e para për pjesëmarrjen dhe procesin e dorëzimit të kutive

58
0
Shares

Kryetarja e KQZ, Lefeteri Luzi, në daljen e parë pas përfundimit të procesit të votimit, ka bërë të ditur disa të dhëna për ecurinë e procesit të post votimit.
Sipas Luzit, deri në orën 21.30, informacioni në KQZ ka mbërritur për 1825 Qendra Votimi, që i përkasin 35 për qind të të gjitha qendrave të votimit.
Për këto qendra votimi, sipas Luzit, bëhet e ditur se pjesëmarrja në votim është 42.8 për qind.
Për 323 Qendra Votimi, ende nuk ka asnjë informacion
Sipas Luzit, mbyllja e votimit shkoi mirë. Në Vlorë e Shkodër në disa qendra votim vazhdoi pas orës 19.00, për shkak të njerëzve që prisnin në radhë.
Rreth orës 19.15 ka filluar dorëzimi i kutive pranë ZAZ-ëve, proces i cili monitorohet dhe vazhdon normalisht, bëri të ditur Luzi.
Kryetarja e KQZ i bëri thirrje numëruesve të kryejnë në kohë procesin e marrjes në dorëzim dhe numërimin brenda afateve kohore.
Bashkia Pustec, saktësoi Luzi, është e para që ka filluar procesin e numërimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY