Grida Duma ka votuar sot bashkë me të shoqin, më të cilin shfaqet shumë rrallë. Pak orë më vonë ajo ka bërë edhe konkluzionet
Pyetje: Keni konstatuar parregullsi deri në këto momente sepse ka informacione?
Po ka informacione të cilat po i ndjekim dhe do tu informojmë nga momenti në moment. Ka influencë mbi votën në zonën e Plazhit dhe po ashtu në zonën e Nishtullës. Ka informacione kudo që ka probleme por jemi duke reaguar me shpejtësi duke mbrojtur vullnetin e zgjedhësve.
Pyetje: Në çfarë formash keni reaguar?
Ne jemi absolutisht me votimin me standard. Do të shkojmë me standardin e qetësisë. Tashmë jemi në procesin që dihet që ka disa listat që u janë shpërndarë të gjithë komisionerëve dhe ata kanë të qartë se kush janë individët që nuk duhet të votojnë dhe do të ndiqen nga drejtësia nëse ata do të votojnë.
Pyetje: Kanë votuar persona të tillë deri tani?
Po kanë votuar dhe janë konfirmuar me emra, foto dhe çdo gjë tjetër. Megjithatë kjo është gjëja që na shqetëson më pak sepse as që pritet që kjo kjo influencojë në rezultat
Pyetje: Sa prej këtyre personave kanë votuar deri tani?
Deri në këto momente më raportojnë që ka 17 qendra që konfirmojnë që ka pasur familje që kanë votuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/