Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Zhvlerësohet pretendimi i Monika Kryemadhit, flet Tonin Fizi i akuzuari se qëlloi me armë: S’kam lidhje me ngjarjen, armë kam parë vetëm në filmin e “Rambos”

20/06/2015
VIDEO/ Zhvlerësohet pretendimi i Monika Kryemadhit, flet Tonin Fizi i akuzuari se qëlloi me armë: S’kam lidhje me ngjarjen, armë kam parë vetëm në filmin e “Rambos”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë para zgjedhjeve ne udhëtuam në drejtim të fshatit Rrilë të Lezhës. Situata atje duket e qetë dhe pa asnjë problem.
Banorët e këtij fshati flasin për pretendimet e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ku sipas saj është kërcënuar me armë.
Në lidhje me ngjarjen na ka kontaktuar edhe vetë Tonin Fizi personi të cilin Kryemadhi e akuzon se ka qëlluar me armë afër makinës së saj, raporton TV “Ora News”.
Ai është ndjerë i befasuar kur ka parë emrin e tij në televizion, teksa në ato momente po luante në një pikë lotosh në qytetin e Lezhës.
 “Të vërtetën në radhë të parë duhet ta sqarojë ajo dhe drejtësia shqiptare, ajo e ka forcën. Unë kur e kam marrë vesh kam qenë duke luajtur bixhoz dhe kam mbi 20 dëshmitarë, ke kamerat dhe faturat. Unë kam kujtuar se po talleshin shokët e mi dhe kur jam kthyer e kam parë me të vërtetë emrin tim. Me më thanë se i kam veshtë e mëdhenj, po mi ka falë Zoti, po të më thuash vrasës me pagesë!!
Kam shkuar vetë në polici, më kanë mbajtur 2 orë, më kanë pyetur. U kam thënë më futni në burg të përjetshëm, më pushkatoni si në kohën e Enver Hoxhës nëse me gjeni një fakt. Ndërsa unë kam kamera, 20 dëshmitarë ku kam qenë dhe prapë jam unë në televizor duke u akuzuar se kam dalë nga makina e Aldo Bumçi pa e njohur, nuk kam folur kurrë në telefon me të, e njoh vetëm si fytyrë. Dhe armën pa leje e njoh vetëm përmes filmave të Rambos”, shprehet Tonin Fizi.
Në lidhje me ngjarjen kemi kontaktuar edhe policinë e Lezhës e cila heziton të japë një version zyrtar në lidhje me incidentin të cilin pretendon deputetja Kryemadhi.

Më poshtë reagimi i plote i Tonin Fizit për TV “Ora News”

“Të vërtetën në radhë të parë duhet ta sqarojë ajo dhe drejtësia shqiptare, ajo e ka forcën. Unë kur e kam marrë vesh kam qenë duke luajtur bixhoz dhe kam mbi 20 dëshmitarë, ke kamerat dhe faturat. Unë kam kujtuar se po talleshin shokët e mi dhe kur jam kthyer e kam parë me të vërtetë emrin tim.
Kam marrë në telefon shefin e SHKB-së, Shkëlzen Koleci, dhe i kam thënë këtë problem kam. Më ka thënë drejtohu para policisë. Kur kam shkuar u kam thënë  unë jam ai që kam gjuajtur, ja ku keni kamerat, faturat, dëshmitarët, si kam gjuajtur unë?  Jam bërë fantazmë, kam shkuar atje dhe kam gjuajtur dhe pastaj jam kthyer prapë tek lojërat.
E dyta, ti po deklaron  nga televizori se unë kam dalë nga makina e Aldo Bumçit dhe të kam gjuajtur ty. Shumë bukur, unë të kam gjuajt ty, hajde dhe kontrollo telefonin tim sa herë e kam marrë dhe çfarë lidhje kam unë me Aldo Bumçin ,a kam fol ndonjëherë unë me të, ose më ka autorizuar njeri apo më ka paguar njeri që unë të gjuaj ty, pa të njoft dhe pa të dit.
As nuk më intereson se çfarë je dhe kush je. Nuk e kuptoj, ti je më e zonja se unë se je deputete dhe ke mandat dhe mund ti marrësh televizionet. Ato po thonë Monika Kryemadhi deklaron se e kam parë Tonin Fizin duke më qëlluar mua me armë. Shteti shqiptar a ka të bëjë ekspertizë nëse unë kam gjuajtur ndonjëherë me armë pa leje. Dhe sa herë shteti shqiptar më ka ardhur kot në shtëpi dhe më ka shoqëruar në polici këto 4-5 muaj se unë mbaj armë pa leje dhe nuk jam kapur kurrë. Atë e di ajo, le ta zgjidhë. Të vijë të ballafaqohet, të sqarohemi. Ta gjejë drejtësia shqiptare, nëse ka drejtësi.
Me më thanë se i kam veshtë e mëdhenj, po mi ka falë Zoti, po të më thuash vrasës me pagesë!! Kam shkuar vetë në polici, më kanë mbajtur 2 orë, më kanë pyetur. U kam thënë më futni në burg të përjetshëm, më pushkatoni si në kohën e Enver Hoxhës nëse me gjeni një fakt. Ndërsa unë kam kamera, 20 dëshmitarë ku kam qenë dhe prapë jam unë në televizor duke u akuzuar se kam dalë nga makina e Aldo Bumçi pa e njohur, nuk kam folur kurrë në telefon me të, e njoh vetëm si fytyrë. Dhe armën pa leje e njoh vetëm përmes filmave të Rambos”.

Për të parë video dëshminë e Tonin Fizit, klikoni këtu

https://www.youtube.com/watch?v=6B0D0qE6LV8

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

DEKLARATA/ PD shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste

17/03/2026
Bllofi, PS propozon ligj pasi Kushtetuesja ka rrëzuar gjobat para dy vitesh

Noka i përgjigjet Ballës: Peleshin e keni kapur peng me panelet në Kolonjë

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

DEKLARATA/ PD shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.