Kanë ndodhur krisma në një fshat të komunës së Shënkollit? Kjo është dilema që lindi fill pas deklaratave të Monika Kryemadhit që tha se krismat ishin afër saj, Aldo Bumci që tha se policia ende nuk konfirmon gjë, neës 24 që e dha fillimisht lajmin se nuk bëhej fjalë për krisma “afër makinës” por për krisma “mbi makinë”, disa të përditshme të majta e të djathta që po ashtu thanë se plumbat goditën makinë e Kryemadhit.
Por dilema u bë sa një mal kur policia sot paradite dha një deklaratë për shtyp se po heton ngjarjen, ka ndaluar 20 dëshmitarë, por nuk foli për gëzhoja, për autor; kur i akuzuari Tonin Fizi shkoi në polici dhe dorëzoi pamjet filmike të vetvetes tek luante në një klub kur krismat paskëshin rënë në Rrilë të Shënkollit, i cili nuk u mbajt as si dëshmitar prej policisë; kur Luan Rama qortoi policinë e Lezhës sot në drekë dhe kërkoi prej saj të bënte detyrën.
Tonin Fizi, i akuzuar nga Kryemadhi si autor i krismave
Nëse është qëlluar mbi makinën e Kryemadhit, nuk është më incident por tentativë vrasjeje, njësoj si ajo ndaj Mziut në Paskuqan pak ditë më parë. Qëndrimi duhet të jetë i ashpër. Nëse është qëlluar pranë makinës, është incident dhe presion ndaj saj. Nëse është qëlluar diku në fshat, nuk ëhstë ndonjë gjë e madhe shumë, por Kryemadhi mund ta shënojë si incident me të drejtë. Por nëse nuk është qëlluar fare? Ku ka ndodhur incidenti në të vërtetë? Atje ku tha Bumci, apo dicka më e thellë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/