Simpatizantë të AK hakerojnë faqen e bashkisë

Simpatizantë të AK hakerojnë faqen e bashkisë

66
0
Shares

Faqja zyrtare në internet e Bashkisë së Tiranës duket se është sulmuar sonte në mbrëmje nga aktivistë të Aleancës Kuqezi, pasi mesazhi që është lënë atje bën thirrje që edhe nëse shkoni në votime mos votoni askënd. AK është e vemja parti që ka bojkotuar zgjedhjet dhe ka kërkuar që të bojkotohen edhe nga partitë e opozitës.

Në mesazhin e hakerave të vetëquajtur “Redanons” thuhet:
“Nuk do të merremi me politikanët, por po u drejtohemi atyre që marrin 20, 30, 50 mijë lekë. Mos votoni askënd! Askush nuk do t’ia dijë për ju! U bëjmë thirrje të gjithëve, të rinj, të moshuar dhe pjesës tjetër të popullatës, që me të vërtetë shqetësohet, të shkoni në votim dhe të vendosni një kryq të madh në fletën e votimit, duke mos votuar askënd”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY