Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nëpërmjet një deklaratë për shtyp tha se një ngjarje e shëmtuar ndodhi pasdite në Delvinë, ku një i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike dhunoi djalin 16-vjeçar të kryetarit të PDIU-së në këtë qytet.
PDIU i bën thirrje prokurorisë të kryejë veprimet e domosdoshme dhe të vendosi sa më shpejtë para drejtësisë autorin e ngjarjes.
PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike që të tërheqë sa më shpejtë elementët e rrezikshëm nga procesi zgjedhor dhe të ruajë qetësinë për të zhvilluar zgjedhje siç i kanë hije qytetarëve tanë.
Kandidati i PD-së në Delvinë, Dhurim Alinani, nuk duhet të harrojë se ka fituar dy mandate rresht postin e kryetarit të bashkisë, vetëm dhe vetëm në sajë të mbështetjes së PDIU-së. Humbja e sigurtë në zgjedhjet e 21 qershorit nuk përligj këto akte të shëmtuara. Z. Alinani do të përballet me ndëshkimin e qytetarëve më 21 qershor, por edhe me drejtësinë, thuehtë në deklaratën e PDIU.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/