Erjon Baha, kushëri i kandidatit të opozitës në Cërrik, Qamil Boja, ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit kirurgjik të Elbasanit.
Në spitalin kirurgjik të Elbasanit kanë mbërritur struktura të PD të Elbasanit si edhe Lulzim Basha, i cili ka vizituar të dhunuarin dhe familjarët e tij, por nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.
Nga ana e tij kandidati i PD në këto zgjedhje Qamil Boja ka pohuar për mediat, se edhe dy ditë më parë është dhunuar nipi i tij, ndërsa vetëm një natë më parë edhe një i afërm i tij, konkretisht Erjon Baha. Sipas Bojës “tre simpatizantë të LSI- së kanë keqtrajtuar tre ditë më parë nipin tim, dhe vetëm dje, sërisht Erionin i cili është i afërmi i im, gjatë mbrëmjes duke çuar të afërmin e tij në shtëpi me mjetin e tij, i bllokojnë rrugën, e hedhin në kanal bashkë me mjetin dhe më pas e torturojnë. I kam kërkuar Policisë dhe prokurorisë të vazhdojë hetimin dhe të zbardhë ngjarjen. Autorët e kësaj dhune ende nuk janë identifikuar, pasi ka një handikap, sepse në momentin që është dhunuar Erjoni, në spitalin kirurgjik e ka dërguar vëllai i kandidatit të LSI në Cerrik Altin Toska”.
Një reagim për ngjarjen në fjalë ka dhënë edhe mjeku reanimator në spitalin kirurgjik Artan Prifti i cili ka deklaruar në mënyrë të përmbledhur se Erionin e ka sjellë një djalë rreth 17 vjeç në spital i cili ka deklaruar se e ka gjetur te dera e makinës me gjysmën e trupit jashtë, ndërsa vetë i sëmuri nuk mbante mend asgjë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/